Qindra mace, qen e lepuj gjenden të ngordhur në kafaze të braktisura në Pakistan - Gazeta Express
string(79) "qindra-mace-qen-e-lepuj-gjenden-te-ngordhur-ne-kafaze-te-braktisura-ne-pakistan"

Qindra mace, qen e lepuj gjenden të ngordhur në kafaze të braktisura në Pakistan

Gazeta Express

08/04/2020 10:42

Autoritetet pakistaneze kanë gjetur qindra mace, qen e lepuj të ngordhur në kafaze në një treg të braktisur në Pakistan.

Në kohën kur koronavirusi po përhapet në këtë shtet, qytetarët po detyrohen të izolohen në shtëpi dhe shumë dyqane janë mbyllur, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Organet shtetërore i kanë lejuar të qëndrojnë të hapura vetëm dyqanet ushqimore dhe barnatoret.

Kështu, u bllokuan edhe shitësit e kafshëve të gjalla, të cilët nganjëherë u detyruan që të dilnin natën për t’i ushqyer ato.

Kur aktivistja për mbrojtjen e kafshëve, Ayesha Chundrigar, arriti në një treg të kafshëve në Karaçi, ajo tha se arriti t’i dëgjonte zhurmat e krijesave që kishin mbijetuar dy javë pas vendimit për karantinë.

Disa kafshë ishin duke qëndruar në kafaze pranë kafshëve të tjera të ngordhura. Ato ishin të mbyllura, në errësirë dhe pa ventilim.

Sidoqoftë, aktivistët arritën t’i shpëtonin kafshët që ende kishin mbijetuar, duke i tërhequr nga tregu.

Një gjë e tillë u arrit pasi aktivistët kërkuan leje nga autoritetet që të shkojnë në këtë treg dhe t’i shpëtojnë kafshët.