Qeverisjes së May mund të i vie fundi shumë shpejt - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

16/05/2019 12:36

Qeverisjes së May mund të i vie fundi shumë shpejt

Lajme

Gazeta Express

16/05/2019 12:36

Kryeministrja britanike, Theresa May po përballet me një takim të pakëndshëm me deputetë të partisë konservative që po kërkojnë prej asaj të jap dorëheqje brenda këtyre javëve.

Anëtarë ekzekutiv të një komiteti që merren me kontestet e partive në lidership janë duke u takuar me Mayn të mërkurën.

Deputetët pro Brexitit janë të nevrikosur se pse Britania ende nuk ka dalë nga BE’ja, tre vjetë prej votimit të referendumit për Brexitin. Ata e fajësojnë kryeministrin për këtë.

May thotë që ajo ka bërë një marrëveshje për dalje, por që ajo ishte refuzuar tre herë nga parlamenti britanik.

Kryeministrja planifikon të bëjë një përpjekje të katërt muajin që vjen që të bëjë deputetët të përkrahin marrëveshjen e saj për dalje nga blloku./Express/