Qeveria vendos t'i paguajë specializantët këtë vit, Vitia i shqetësuar për ikjen e mjekëve - Gazeta Express
string(88) "qeveria-vendos-ti-paguaje-specializantet-kete-vit-vitia-i-shqetesuar-per-ikjen-e-mjekeve"

Lajme

Gazeta Express

08/02/2023 10:32

Qeveria vendos t’i paguajë specializantët këtë vit, Vitia i shqetësuar për ikjen e mjekëve

Lajme

Gazeta Express

08/02/2023 10:32

Qeveria ka miratuar pagesën e specializantëve me vetëfinancim deri në fund të këtij viti.

Kryeministri Albin Kurti tha se 580 specializantë me vetëfinancim do të paguhen, në mënyrë që të përmirësohet situata në shëndetësi.

Lexo Edhe:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se “numri i kuadrove profesionale shëndetësore në vend është shumë i ulët krahasuar me vendet e rajonit”, duke përmendur ikjen e mjekëve, raporton Gazeta Express.

Ai tha se në Kosovë ka “numër të vogël të mjekëve për kokë banori”.

Kësisoj, Vitia tha se “ngrihen shqetësime sa i përket qasjes në shërbimet shëndetësore të popullatës”.

“Prandaj Ministria e konsideron pagesën e specializantëve me vetëfinancim si çështje me prioritet për vendin”, tha ministri.

Qeveria miratoi edhe pagesën e 10 specializantëve me vetëfinancim nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.