Qeveria thotë se ka arritur marrëveshje me prodhuesit e qumështit, Hoti u kërkon ta anulojnë protestën - Gazeta Express
string(101) "qeveria-thote-se-ka-arritur-marreveshje-me-prodhuesit-e-qumeshtit-hoti-u-kerkon-ta-anulojne-protesten"

Gazeta Express

29/09/2020 11:37

Qeveria thotë se ka arritur marrëveshje me prodhuesit e qumështit, Hoti u kërkon ta anulojnë protestën

Gazeta Express

29/09/2020 11:37

Kryeministri Avdullah Hoti tha se kanë arritur një listë dakordimesh lidhur me kërkesat e prodhuesve të qumështit.

Hoti iu ka bërë thirrje prodhuesve të mos dalin në protestë dhe të mos e hedhin qumështin.

Lexo Edhe:

“Problemin në këtë moment e kemi tek përpunuesit sepse janë krijuar stoqe të mëdha dhe kemi probleme te marketet. Sot pas diskutimit u dakorduam që Qeveria të merr përsipër që të subvencionojë prodhimin vendor, përfshirë edhe prodhimin e qumështit në vlerë prej 25 për qind të çmimit të qumështit që është në stok”.

Hoti ka thënë se kanë marrë obligim të kenë kontroll rigoroz për vajin e palmës dhe produktet e qumështit pluhur, raporton EO.

“Në tregtinë e brendshme inspektorati me AVUK do të jenë aktiv për të inspektuar tregun. Ne morëm për obligim që të punojmë me ministrinë e Financave dhe Administratën tatimore që të përgatitet baza ligjore që të njihen humbjet nëse hedhet qumështi”.