Qeveria sot vendos për ri-programim të buxhetit - Gazeta Express
string(47) "qeveria-sot-vendos-per-ri-programim-te-buxhetit"

Qeveria sot vendos për ri-programim të buxhetit

Gazeta Express

08/04/2020 11:26

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë seancës së sotme pritet të vendos rreth ri-programimit të buxhetit. Debati i mbrëmshëm ka kaluar me shumë debate rreth shkurtimeve dhe rialokimeve të mundshme të buxhetit.

Siç bëhet e ditur nga mediat e vendit, qeveria synon të shkurtojë 6.5 miliard denarë.

Lexo Edhe:

Ato do të ri-destinohen në kuadër të masave ekonomike në ndihmë të biznesit lidhur me virusin korona.

Ndërkohë Qeveria përfundimisht ka hequr opsionin e shkurtimit të pagave të administratës.

Mbledhja e Qeverisë do të filloj në ora 11:30 minuta. Lidhur me vendimet e qeverisë të cilat do të miratohen gjatë mbledhjes së sotme do t’ju njohim më gjerësisht pas përfundimit të mbledhjes.