Qeveria: Shoqërohet me duartrokitje fjalimi i Zaevit në takimin e liderëve të NATO-s - Gazeta Express
string(83) "qeveria-shoqerohet-me-duartrokitje-fjalimi-i-zaevit-ne-takimin-e-lidereve-te-nato-s"

Gazeta Express

04/12/2019 15:35

Qeveria: Shoqërohet me duartrokitje fjalimi i Zaevit në takimin e liderëve të NATO-s

Gazeta Express

04/12/2019 15:35

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut mbajti fjalim para liderëve të NATO-s në takimin e Londrës, ku theksoi se kemi vulosur tashmë që RMV-ja të jetë bashkë me aleatët e bashkuar për liri, paqe dhe demokraci, transmeton Portalb.mk.

“Ngjarja konfirmoi përkushtimin e përbashkët të anëtarëve për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në të gjithë zonën euro-atlantike”, tha Zoran Zaev.

Lexo Edhe:

Fjalimi i tij ishte i 30-ti me radhë.

Kryeministri Zaev shprehu faleminderit për shpejtësinë e ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, si një fakt se sa është e mirëseardhur vendi në NATO.

Zaev premtoi se RMV do të vazhdojë të kontribuoje si partner i sigurt i NATO-s në luftën kundër terrorizmit.

“Anëtarësimi i RMV-së në NATO është faktor stabilizues për rajonin dhe motiv për vendet e Ballkanit perëndimor që angazhohen për të qenë anëtarë të NATO-s”, theksoi Zaev.

Përndryshe, në Londër ka filluar takimi i Këshillit Veriatlantik (NAC) të shefave të shteteve dhe/ose të qeverive, në të cilën merr pjesë edhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryetarja në Qeveri dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetari në Qeveri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Me pjesëmarrje në takimin e liderëve të vendeve anëtare, vendin ynë përfaqësohet në nivel më të lartë në punën e organeve të Aleancës, dhe konfirmon përcaktimin për ndarjen e tërësishme të principeve për siguri të përbashkët dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme transatlantike me aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake të bazuara në vlera demokratike, si bazë për prosperitet të përbashkët dhe për përparim të vendeve anëtare.