Qeveria shkarkon Xhevat Iseinin


Gazeta Express
9 Korrik 2019 21:01

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) e ka shkarkuar kryetarin e Bordit të drejtorëve të Shoqatës Aksionare për Menaxhim të Lokaleve Afariste (SHAMLA), Xhevat Iseni, njofton Portalb.

Ky shkarkim i Isenit vjen jo shumë kohë pasi u shpërnda një video incizim ku ai sillej me lavd, derisa në rrip mbante pistoletë. Duke u sqaruar për rastin, Iseni pati deklaruar se pistoleta ka qenë e gazit.

Te fundit


Kthehu lart