Hoti shkarkon dy anëtarë të Bordit të KEK-ut që shpërfillën vendimet e qeverisë, emëron dy të tjerë - Gazeta Express
string(62) "qeveria-shkarkon-edhe-nje-here-bordin-e-kekut-emeron-te-riun-1"

Hoti shkarkon dy anëtarë të Bordit të KEK-ut që shpërfillën vendimet e qeverisë, emëron dy të tjerë

Gazeta Express

24/10/2020 14:53

Kryetari i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka shkarkuar sot dy anëtarë të Bordit të KEK-ut të cilës vetë i kishte emëruar në gusht të këtij viti, kjo pasi të njëjtit kanë shpërfillur vendimin e Qeverisë për të mos marrë pjesë në seminare si pasojë e situatës pandemike. Bëhet fjalë për Egzon Berishën dhe Hysen Fazliun që gjenden në Durrës. Të dy këta janë zëvëndësuar me dy emra të rinj me një vendim të cilin Hoti e ka marrë sot.

Ndërsa, Fatime Grajçevci dhe Petrit Ibraj nuk janë shkarkuar pasi nuk kanë marrë pjesë në këtë seminar në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Burime të Gazetës Express brenda qeverisë bëjnë të ditur se bordi i përkohshëm që pritet të votohet ka këtë përbërje:

Musa Misini-Kryesues, drejtor

Petrit Ibraj-Drejtor

Fatime Grajçevci-Drejtore

Fadil Hoxha-Drejtor.

/Express/