Qeveria refuzon kërkesën e Telekomit për ndarjen e 5 milionë eurove - Gazeta Express
string(67) "qeveria-refuzon-kerkesen-e-telekomit-per-ndarjen-e-5-milione-eurove"

Qeveria refuzon kërkesën e Telekomit për ndarjen e 5 milionë eurove

Gazeta Express

29/01/2020 14:45

Kërkesa e Telekomit të Kosovës për ndarjen e 5 milionë eurove, nuk ka marrë miratimin e duhur në Qeverinë e Kosovës.

Kësisoj, ministri në detyrë i Financave, Lulzim Rafuna, ka kërkuar sqarim në lidhje me këtë pikë, ku ka thënë se për këtë vit është e pamundur ndarja e këtyre mjeteve.

Lexo Edhe:

“Është mirë me u sqarua me ministrin e Zhvillimit Ekonomik që me ditë se në çfarë forme po ndahen këto mjete. A është për ndarjen e këtyre mjeteve këtë vit apo për vitin tjetër sepse tash nuk ka buxhet”, tha Rafuna.

Ndërsa kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kërkoi nga ministrat që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për mbledhjen e radhës, duke kërkuar të definohet saktë se kur mund të ndahen këto mjete.