Qeveria optimiste për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian në tetor


Gazeta Express
10 Korrik 2019 20:52

Pavarësisht se në qershor vendi nuk mori datë për fillimin e negociatave, Qeveria vazhdon të jetë optimiste se data do të merret në tetor, ndërsa negociatat do të fillojnë në dhjetor.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë janë marrë vendime për formimin e strukturës negociuese, e cila do të përbëhet nga disa organe, si Komiteti, Delegacioni shtetëror, grupe pune për çdo kapitull.

Detyra e kësaj strukture do të jetë përgatitja e institucioneve për nisjen e negociatave.

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, thotë se BE-ja nuk ka pasur dyshime nëse Maqedonia E veriut është apo jo e gatshme për të marrë datë, por se shtyrja është bërë për çështje teknike.

“Ne duam të kemi një vendim, sepse pa parashikueshmeria politike brenda në Evropë dhe brenda tek vendet anëtarë, në njëfarë mënyre nuk na letë qetë do të thosha në një mënyrë, deri në momentin kur Këshilli i Bashkimit Evropian do të marrë vendimin për fillimin e bisedimeve” deklaroi Bujar Osmani- zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

I pyetur nëse vendi do të arrijë të realizojë reformat e nevojshme që të njëjtat të mos bëhen pengesë për marrjen e datës, Osmani tha se reformat nuk janë vetëm në letër.

Ndërkohë negociatori kryesor teknik Bojan Mariçiq tha se për punën e bërë deri më tani janë mbajtur shënime të detajuara.

“Pas çdo kapitulli është përgatitur procesverbal për atë se çfarë kemi prezantuar atje dhe çfarë përgjigje kemi marrë. 23:23 Është mbajtur shënim për pjesën përmbajtësore për pjesën e skriningut dhe përgatitjen institucionale dhe në koordinim me kolegët nga Komisioni Evropian, me të cilët në njëfarë mënyrë sëbashku e diktojmë dinamikën e hapërimit përpara” tha Bojan Mariçiq, negociatori kryesor Teknik me Bashkimin Evropian, shkruan Alsat.

Nga ana tjetër Osmani ka theksuar se për kompletimin e ekipit do të angazhohen persona që janë të punësuar në administratë me përfaqësimin e duhur të të gjitha bashkësive, siç parashikon Kushtetuta.

U paralajmërua bashkëpunim edhe me sektorin civil por akoma nuk është vendosur se në çfarë forme do të jetë angazhimi i tyre në procesin e negociatave.


Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart