Qeveria në detyrë nis hakmarrjet ndaj Duda Baljes – ia shkarkon zyrtarët e partisë nga postet qeveritare - Gazeta Express
string(102) "qeveria-ne-detyre-nis-hakmarrjet-ndaj-duda-baljes-ia-shkarkon-zyrtaret-e-partise-nga-postet-qeveritare"

Lajme

Gazeta Express

28/10/2025 13:36

Qeveria në detyrë nis hakmarrjet ndaj Duda Baljes – ia shkarkon zyrtarët e partisë nga postet qeveritare

Lajme

Gazeta Express

28/10/2025 13:36

Qeveria e Kosovës ka nisur shkarkimet ndaj zyrtarëve të afërt me deputeten Duda Balje, pasi ajo deklaroi publikisht se “nuk do të ketë votë për Qeverinë Kurti 3”.

Me vendim të nënshkruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më datë 27 tetor 2025, është liruar nga detyra zëvendësministri për Zhvillim Rajonal, Elldin Ugllar, anëtar i partisë SDU, që udhëhiqet nga deputetja Duda Balje.

Në dokumentin zyrtar, me numrin 297/2025, thuhet se Ugllari lirohet nga detyra dhe obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë në përputhje me ligjin për kontrollin e pasurisë dhe dhuratave. Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit të tij nga kryeministri në detyrë, Kurti.

Përveç Ugllarit, është shkarkuar edhe këshilltari politik Enesi Sulejmanoviç, gjithashtu pjesë e SDU-së dhe bashkëpunëtor i afërt i Baljes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement