Qeveria ndan 54 milion denar për shpërblimin e punonjësve shëndetësorë - Gazeta Express
string(70) "qeveria-ndan-54-milion-denar-per-shperblimin-e-punonjesve-shendetesore"

Qeveria ndan 54 milion denar për shpërblimin e punonjësve shëndetësorë

Gazeta Express

28/10/2020 11:13

Me rishikimin e buxhetit, Qeveria do të ndajë 54 milion denar shpërblim për të gjithë punëtorët e shëndetësisë që janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Paratë do të shpërndahen tek të gjithë të punësuarit në Kovid-Qendrat në Shkup dhe në qytetet tjera në vend.

Lexo Edhe:

Këto 54 milion janë pjesë e 243 milion denarëve të cilat Qeveria i ndau për shëndetësinë.


Mjetet tjera financiare do të shfrytëzohen për furnizimin e ilaçit Remdesivir, për furnizim me vaksina, për teste të Covid-19, si dhe për nevojat e institucioneve të shëndetit publik.

Propozimi për rishikimin e buxhetit është në procedurë parlamentare dhe pritet të miratohet ditëve në vijim.