Qeveria Hoti ndan 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut - Gazeta Express
string(53) "qeveria-ndan-25-mije-euro-per-familjen-e-agon-musliut"

Qeveria Hoti ndan 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut

Gazeta Express

05/06/2020 13:11

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut, 26-vjeçarit nga Komuna e Gjilanit që vdiq në rrethana tragjike gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte, raporton Gazeta Express.

Ky vendim u votua nga të gjithë ministrat, derisa u propozua nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Lexo Edhe:

“Ministria e Financave i propozon Qeverisë ndarjen e shumës financiare në vlerë prej 25 mijë euro për të përkrahur familjen e të ndjerit”, ka thënë Bajrami.

Agon Musliu ka ndërruar jetë në rrethana tragjike gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në Qendrën e Studentëve, pas kthimit nga Gjermania. /Express/