Qeveria ndalon blerjen e veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë - Gazeta Express
string(70) "qeveria-ndalon-blerjen-e-veturave-zyrtare-nga-ministrite-dhe-agjencite"

Qeveria ndalon blerjen e veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë

Gazeta Express

19/10/2020 16:47

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e procedurës së blerjeve të veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë në varësi të tyre, raporton Gazeta Express.

Sipas propozimit të ekzekutivit, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të hartojë një plan për rishpërndarjen e veturave zyrtare sipas nevojave të institucioneve.

Lexo Edhe:

“Përmes këtij propozim kërkohet të ndalohet blerja e veturave zyrtare. Obligohen  të gjithë ti ndalojnë procedurat. MPB-ja obligohet të hartojë një plan për rishpërndarjen e veturave zyrtare sipas nevojave të institucioneve”, ka thënë Selmanaj në mbledhje.

Ndërsa Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi ka kërkuar që varurat të shpërndahen në vendin e duhur.

“Ne momentalisht jemi pa vetura, por kish me qenë e mirë me u ba shpërndarje të  veturave aty ku është e nevojshme”, ka deklaruar Dumoshi. /GazetaExpress/