Qeveria miraton Ligjin e ri për BE-në


Gazeta Express
9 Korrik 2019 20:58

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), në seancën e sotme të 143-të solli vendim për formimin e grupeve të punës për përgatitjen e programit nacional për miratimin e Ligjit të Bashkimit Evropian (BE) dhe për përgatitjen e pozitave negociuese për negociata për anëtarësim në BE, njofton Portalb.

Në seancë, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, është sjellë edhe vendim për formimin e Sekretariatit të strukturës për negociata si dhe Zyrën e negociatorit kryesor teknik.

Përndryshe, në pakon e vendimeve për përgatitjen e programit nacional për miratimin e Ligjit të BE-së, u soll edhe vendimi për formimin e delegacionit shtetëror dhe Komitetit për negociata për anëtarësimin e RMV-së në BE.

Te fundit


Kthehu lart