Qeveria miratoi protokollin për punën e çerdheve - Gazeta Express
string(48) "qeveria-miratoi-protokollin-per-punen-e-cerdheve"

Gazeta Express

30/05/2020 18:15

Qeveria miratoi protokollin për punën e çerdheve

Gazeta Express

30/05/2020 18:15

Qeveria ka miratuar një protokoll mbi mënyrën e funksionimit të kopshteve të fëmijëve pasi të merret një vendim për hapjen e tyre.

Dezinfektimi i përditshëm i objekteve, mbikëqyrja e fëmijëve për larje më të shpeshta të duarve, heqjen e qilimave dhe lodrave prej pelushi. Ndër masat është matja e detyrueshme e temperaturës së fëmijëve gjatë hyrjes në kopsht, por edhe një numër i kufizuar i fëmijëve: kështu që sipas protokollit në grupet deri në moshën 2 vjeçe do të ketë maksimum 6 fëmijë, ndërsa nga 3 deri në 10 vjet do të ketë maksimum 15 fëmijë me dy kujdestarë. Çdo fëmijë do të duhet të ketë një krevat fëmijësh të siguruar me dy mbulesa dhe tavolinat për tu ulur të jenë në largësi 2 metra larg.

Lexo Edhe:

 Grupet arsimore për fëmijë deri në moshën 2 vjeçe të kenë maksimum 6 fëmijë dhe dy punonjëse në ndërrime.
• Grupet arsimore për fëmijë nga mosha 3 deri në 10 vjeç të kenë maksimum 15 fëmijë dhe dy punonjës në ndërrime.
• Të sigurohet distancë prej 1.5 – 2 metra midis tavolinave për ulje të fëmijëve.
• Të sigurohet një krevat dhe dy mbulesa për secilin fëmijë.

Edhe pse protokolli është miratuar, hapja e kopshteve nuk do të jetë një vendim i nxituar.

Plani tashmë është përcaktuar së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, regjistrimi për ata fëmijë që nuk janë regjistruar dhe ata që me të vërtetë nuk kanë ku të dërgojnë fëmijët e tyre fillon të hapet, ai shkon paralelisht me procesin e kthimit të punonjësve dhe hapjen e kopshteve. Në këtë situatë, dua të theksoj se ne nuk do të nxitojmë – deklaroi Venko Filpçe-Ministri i Shëndetësisë.

Prindërit do duhet të dorëzojnë certifikatë nga mjeku amë për shëndetin e fëmijës. Gjatë sjelljes së fëmijës në kopsht, prindi detyrimisht do duhet të mbajë maskë mbrojtëse dhe do të lejohet hyrja vetëm në pjesën e jashtme. punonjëset do të duhet të mbajnë maska gjatë gjithë kohës, t’i ndajnë fëmijët nëse janë afër, t’i lajnë duart më shpesh. Qeveria ka miratuar gjithashtu edhe protokoll për regjistrim në shkollat e mesme dhe fillore – dhe për to janë paraparë masa speciale siç është regjistrimi i një fëmije në një hapësirë e cila më pas do të dezinfektohet dhe hyrje në shkolla të mesme për regjistrim më së shumti deri në 6 nxënës./alsat