Qeveria merr vendimin, ja sa do të zgjasë sezoni turistik në Shqipëri - Gazeta Express
string(68) "qeveria-merr-vendimin-ja-sa-do-te-zgjase-sezoni-turistik-ne-shqiperi"

Gazeta Express

01/06/2020 8:22

Qeveria merr vendimin, ja sa do të zgjasë sezoni turistik në Shqipëri

Gazeta Express

01/06/2020 8:22

Sezoni turistik veror do të zgjatet deri më 15 nëntor si një mënyrë që bizneset të kenë mundësi të rekuperojnë të ardhurat që humbën nga ditët e karantinës në muajin prill dhe maj.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i turizmit, Blendi Klosi gjatë një takimi me përfaqësues të operatorëve turistik të Vlorës, ku prezantoi dhe mënyrën se si hotelet por dhe subjektet e tjera mund të aplikojnë për lejen për hapjen e plazheve.

Lexo Edhe:

Ndërkohë ai bëri të ditur se procesi i hapjes së plazheve që nis nga dita e hënë, do të shoqërohet me masa të rrepta nga institucionet përkatëse.

Klosi tha se të gjitha bizneset që shkelin rregullat do të ndëshkohen me gjobë dhe deri në heqje të licensës.

Sistemi i aplikimit për këtë vit është unik në të gjithë vendin dhe të gjitha bizneset mund të aplikojnë nga data 1-15 qershor në portalin e-albania, përcjell tv ora.

Pas plotësimit të dokumentave dhe vlerësimit nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe ajo e Shëndetësisë, bizneset do të paguajnë faturën e bashkisë dhe do të lidhin kontratën me këtë të fundit.