S'ka më "udhëtime jashtë vendit" të zyrtarëve të ministrive - Gazeta Express
string(73) "qeveria-merr-vendim-per-ta-ndaluar-organizimin-e-punetorive-jashte-vendit"

Gazeta Express

19/10/2020 17:09

S’ka më “udhëtime jashtë vendit” të zyrtarëve të ministrive

Gazeta Express

19/10/2020 17:09

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka ndaluar organizimin e punëtorive jashtë vendit, të cilat janë mbajtur nga ministritë, agjencitë dhe njësitë e tjera brenda sistemit ministror.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë gjatë prezantimit se me këtë vendim synohet që të mjetet monetare të mbesin brenda ekonomisë kosovare dhe jo të dalin jashtë saj.

Lexo Edhe:

Vendimi nuk vlen edhe për mbajtjen e konferencave ndërkombëtare.

Lidhur me këtë, ka qenë Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka propozuar që të rinovohet kompleksi në Blinajë që sipas tij do të mund të bëhej me pak investime.

“Pastaj takimet e Qeverisë do të mund t’i mbanim në objekt publik”, ka thënë Mustafa. /Express/