Qeveria mban mbledhje, miraton një varg rregulloresh që lidhen me pagesat në sektorin publik - Gazeta Express
string(91) "qeveria-mban-mbledhje-miraton-nje-varg-rregulloresh-qe-lidhen-me-pagesat-ne-sektorin-publik"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2023 13:02

Qeveria mban mbledhje, miraton një varg rregulloresh që lidhen me pagesat në sektorin publik

Lajme

Gazeta Express

04/02/2023 13:02

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa rregullore, raporton Express.

Në mesin e rregulloreve që janë miratuar, janë edhe Rregulloren për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik, Rregulloren për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit, Rregulloren për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës dhe – Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë i ZKM’së:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar:

-Rregulloren për Shtesën për Licencë të Avancuar për Nëpunësin e Arsimit Para-universitar.

-Rregulloren për Shtesën e Nëpunësit të Sistemit Shëndetësor.

-Rregulloren për Shtesën Funksionale për Krijuesin dhe Performuesin e Artit dhe të Kulturës.

– Rregulloren për Kompensimin e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, që Ushtrojnë Detyrën Jashtë Vendit.

-Rregulloren për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik.

-Rregullore për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit.

– Rregulloren për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës.

– Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.

-Rregulloren për Shtesën Funksionale.

-Rregulloren për Kompensimin për Funksionin Shtesë.

-Rregulloren për Ekspertët që përcakton rregullat dhe procedurën për zbatim të shtojcës 14.4 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.  

​