Qeveria mban mbledhje, miratohen dy vendime - Gazeta Express
string(42) "qeveria-mban-mbledhje-miratohen-dy-vendime"

Qeveria mban mbledhje, miratohen dy vendime

Gazeta Express

31/01/2023 20:12

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 122-të të saj në mënyrë elektronike, raporton Gazeta Express.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit në këtë mbledhjen janë miratuar dy vendime:

Lexo Edhe:

–          Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2023 edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023; dhe

–          Vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2023-2025.