Qeveria Kurti sapo mori vendim që e ndreq terrenin për protestën e nesërme - Gazeta Express
string(78) "qeveria-kurti-sapo-morri-vendim-qe-e-ndreq-terrenin-per-protesten-e-neserme-ge"

Qeveria Kurti sapo mori vendim që e ndreq terrenin për protestën e nesërme

Gazeta Express

27/05/2020 23:59

Zyra për Komunikim Publik e qeverisë në detyrë të Kosovës, përmes një shkrimi drejtuar medieve, ka njoftuar se Qeveria Kurti ka marrë një vendim përmes të cilit e ndreq terrenin për protestën e nesërme.

Sipas njoftimit, qeveria ka marrë miratuar vendimin e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për të ndryshuar vendimet e qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private.

Lexo Edhe:

“Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara bëhet rihapja e xhamive dhe kishave për numër të reduktuar të besimtarëve në raport me sipërfaqet e këtyre faltoreve. Faltoret në këtë rast obligohen që t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSh-së për ruajtje të distancës, përdorimin e maskave dhe të higjienës personale”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së  Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), mbledhja e 36-të e Qeverisë, në të cilën është miratuar vendimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për rihapjen e faltoreve dhe një vendim për shpronësime shtesë të pronave që preken nga ndërtimi i pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.

Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara bëhet rihapja e xhamive dhe kishave për numër të reduktuar të besimtarëve në raport me sipërfaqet e këtyre faltoreve. Faltoret në këtë rast obligohen që t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSh-së për ruajtje të distancës, përdorimin e maskave dhe të higjienës personale.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i objektit të pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.