Qeveria krijon grup punues që të identifikojë barrierat tregtare dhe mundësinë e heqjes së taksës - Gazeta Express
string(85) "qeveria-krijon-grup-punues-qe-te-identifikoje-barrierat-tregtare-dhe-heqjen-e-takses1"

Qeveria krijon grup punues që të identifikojë barrierat tregtare dhe mundësinë e heqjes së taksës

Gazeta Express

24/02/2020 21:07

Ministria e Ekonomisë krijon ekip për identifikimin e barrierave tregtare, të njëjtit do të rekomandojnë heqjen a mbajtjen e tarifës 100 %

Të martën e 25 shkurtit behën një javë që kur ekipi i modalitetit për identifikimin e barrierave tregtare të Serbisë e Bosnje Hercegovinës,  ka nisur punën.

Lexo Edhe:

Ky ekip i përbërë nga nëntë organe nga institucione të ndryshme, duhet të bëjë rekomandime për evitimin e barrierave.

Rrjedhimisht edhe duhet të rekomandoj se a duhet të hiqet tarifa 100 % ndaj produkteve serbe.

Ky ekip është themeluar me vendim të Ministres së  Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Bazuar në këtë dokument të siguruar nga T7, pjesë të këtij ekipi janë përfaqësues nga Ministria e Tregtisë nga divizione të ndryshme të kësaj ministrie, gjithashtu merr pjesë Dogana e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Gjithashtu në këtë grup janë përfshirë edhe përfaqësues të bizneseve.

OEK, Klubi prodhuesve dhe Oda e Afarizmit janë vetëm këto tri organe që dërgojnë zërin e bizneseve kosovare.

Por ajo që është lënë jashtë këtij grupi është Oda Amerikane e Kosovës.

Nga kjo odë për T7 kanë thënë se qëndrimet e tyre do të duhet të ishin pjesë e këtij ekipi.

 “Pavarësisht qëndrimit tonë më ndryshe për çështjen e tarifës, Oda Amerikane beson në rëndësinë e diversitetit të mendimeve dhe ideve, të cilat do të duheshin diskutuar brenda trupave të tillë. Megjithatë, gjatë javës se kaluar ne kemi pasur një takim edhe me Kryeministrin, edhe me Ministren e Ekonomisë, në të cilën e kemi bërë të ditur atë që tashmë është qëndrim i bërë publik i Odës Amerikane për rëndësinë e tregtisë së papenguar ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rrjedhimisht integrimit të plotë ekonomik të tërë rajonit”, thotë Arian Zeka, OEAK.

Por nga ministria që udhëheq Rozeta Hajdari, thonë se me OEAK janë në diskutime të vazhdueshme.

 “Ministrja ka taku gjithashtu përfaqësuesit e odave dhe shoqatave amerikane, britanike, sllovene, italiane e austriake, që mbrojnë interesat e bizneseve. Oda Amerikane (AmCham) është pra pjesë e konsultimeve me Ministren” tha Getoar Mjeku, këshilltar i ministres së Ekonomisë.

Por se kur do i përfundoj punët kjo ekip e krijuar për çështjen e barrierave tregtare,  nuk dihet.

“Nuk jam i njoftuar për afate të prera, por Ministrja dhe grupi punues janë të përkushtuar që të shqyrtojnë çështjen me kujdes dhe t’i japin Qeverisë rekomandime të mire mbështetura”

LVV dhe LDK në marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje zotohen që taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe do të zëvendësohet me reciprocitetin.