Qeveria i ka edhe dy zv.ministra, u emëruan një ditë para dorëheqjes së Haradinajt


Gazeta Express
22 Korrik 2019 15:50

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka emëruar edhe dy zëvendësministra në Qeverinë e tij.

Vendimin për t’i emëruar dy zëvendësministra, Haradinaj e kishte marrë vetëm 1 ditë para se ta njoftonte se do të jap dorëheqje.

Kadri Kastrati është emëruar më 18 korrik zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ministër është Rrustem Berisha i AAK-së.

Përveç Kastratit, në po të njëjtën ditë, Haradinaj ka emëruar edhe një zëvendësministre tjetër. Myzejene Selmani është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në një bisedë të shkurtë për KALLXO.com, Kadri Kastrati nuk e ka mohuar emërimin e tij, por vetëm ka thënë se nuk ende asgjë zyrtare.

“Nuk kam ende asgjë zyrtare. Kur të kam diçka, iu njoftoj”, tha shkurtimisht Kastrati.

Ndërkaq Myzejene Selmani s’ka qenë e qasshme në telefon.

Qeveria e Ramush Haradinajt ka qenë qeveria më e madhe pas Pavarësisë së Kosovës me 21 ministri dhe mbi 80 zëvendësministra.

Te fundit


Kthehu lart