Qeveria Hoti sonte ka marrë vendim për dasmat - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

23/06/2020 21:55

Qeveria Hoti sonte ka marrë vendim për dasmat

Lajme

Gazeta Express

23/06/2020 21:55

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim edhe për çështjen e tubimeve në fushën e gastronomisë. Në këtë mbledhje u vendos që nga data 1 korrik të hapen restorantet për mbajtjen e dasmave, gjithherë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri.

“Mund t’ua konfirmoj se nga data 1 korrik është marrë vendim të hapen të gjitha restorantet për organizimin e dasmave”, ka thënë Tahiri.

E shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti tha se këto vendime janë në kuadër të hapjes së ekonomisë, por në vazhdimësi duhet marrë parasysh edhe shëndeti i njerëzve.

Marrja e gjithë këtyre vendimeve, ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj, tha se është bërë me rekomandimin e ekspertëve shëndetësor.

Por theksoi se nëse ka situatë të re epidemiologjike, do të kthehen masat rigoroze.

“Nëse rastet nuk mund të mbikëqyren gjatë javës në vazhdim dhe ka situatë të re epidemiologjike në Kosovë, rekomandimi është kthimi i masave rigoroze”, tha ai.

Qeveria e Kosovës gjithashtu ka marrë vendim për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Fluturimet për dhe nga Prishtina ishin ndaluar në mes të muajit mars kur kishte shpërthyer koronavirusi.

Ministri Zemaj, ka thënë se propozimi është bërë pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Ai ka shtuar se nëse rastet nuk mund të mbikëqyren gjatë javës në vazhdim dhe ka situatë të re epidemiologjike në Kosovë, rekomandimi është kthimi i masave rigoroze.