Qeveria Hoti e bën një sqarim për njoftimin e vet: S'i kemi hequr testet për vendet e rajonit - Gazeta Express
string(91) "qeveria-hoti-e-ben-nje-sqarim-per-njoftimin-e-vet-si-kemi-hequr-testet-per-vendet-e-rajonit"

Qeveria Hoti e bën një sqarim për njoftimin e vet: S’i kemi hequr testet për vendet e rajonit

Gazeta Express

14/08/2020 18:44

Zyra e Kryeministrit ka lëshuar një komunikatë për media ku tregon se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit mori vendim të hapen kufijtë shtetërorë të Kosovës me Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mirëpo, sipas Zyrës së Kryeministrit, kjo nuk do të thotë se janë hequr të gjitha masat parandaluese kundër pandemisë Covid-19.

Ky vendim ka të bëjë vetëm me disa pika të caktuara kufitare.

Lexo Edhe:

Qeveria e Kosovës gjithashtu njoftoi se do të mbetën në fuqi  të gjitha masat parandaluese kundër Covid-19 sa u përket hyrje-daljeve në territorin e Kosovës.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga Zyra e Kryeministrit:

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të njëzetekatërt, ndër të tjera, ka miratuar edhe vendimin për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë.

Për të shmangur paqartësitë eventuale, sqarojmë se ky vendim ka të bëjë vetëm me hapjen e disa pikave të caktuara kufitare me këto vende, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve, mirëpo kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se janë hequr masat dhe protokollet e deritanishme kundër pandemisë COVID 19.

Pra, vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat që Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e vendit tonë.