Kërkohet burg i përjetshëm për kosovarin që vrau një grua gjermane - Gazeta Express
string(66) "kerkohet-burg-i-perjetshem-per-kosovarin-qe-vrau-nje-grua-gjermane"

Kërkohet burg i përjetshëm për kosovarin që vrau një grua gjermane

Gazeta Express

26/02/2020 8:15

Prokuroria gjermane ka kërkuar burg të përjetshëm për kosovarin i cili shkaktoi aksidentin fatal ku vrau një grua gjermane.

Kosovari, me makinën e tij ishte duke bërë gara me një gjerman në prillin e kaluar, ku me shpejtësi 167 kilometra në orë, kishte përfunduar duke u përplasur me veturën e një gruaje, e cila vdiq pas tri ditësh.

Lexo Edhe:

Lidhur me garën e paligjshme të automjeteve, të përfunduar me fatalitet në Moers, prokurori publik në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Kleve, ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasje, për shkaktarin 22 vjeçar të aksidentit, shtetas i Kosovës, shkruan dpa.de.

Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria ka kërkuar një dënim me kusht dy vjet për pjesëmarrje në një garë të ndaluar të makinave, me pasoja fatale.

Gjykatësit në Kleve pritet ta shpallin aktgjykimin pasditen e sotme.

Kosovari dhe gjermani thuhet se në prillin e kaluar kanë zhvilluar një garë në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisburgut, me makinat e tyre 550 dhe  600 kf. 22-vjeçari kosovar qe përplasur me makinën e vogël të një gruaje.

Në gjyq, shoferi i makinës, i cili nuk ishte përfshirë direkt në aksident, i ka kërkuar falje familjes së gruas së vrarë. Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij, ai thotë: “Më vjen së tepërmi keq për atë që ka ndodhur. Unë do të doja të zhbëhej kjo që ka ndodhur.