Qeveria formon grup punues për vetingun, raportin e dorëzon në tetor - Gazeta Express
string(69) "qeveria-formon-grup-punues-per-vetingun-raportin-e-dorezojne-ne-tetor"

Qeveria formon grup punues për vetingun, raportin e dorëzon në tetor

Gazeta Express

22/07/2020 11:40

Qeveria e Kosovës ka votuar me shumicë të votave për themelimin e grupit punues që do të hartojë një raport përfundimtar për Vetingun, raporton Gazeta Express.

“Grupi i propozuar është gjithëpërfshirës, pasi që anëtarë janë të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë, përfshirë partnerët tanë strategjikë”, tha ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Lexo Edhe:

“Përfaqësues nga grupi i eskpertëve, këshilli gjyqësor dhe prokurorial, zyra e kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, Agjencia kundër Korrupsiont, Policia, AKI, dhe nga Oda e Avokatëve, shoqëria civile dhe ekspertë tjerë”, ka thënë Selimi duke bërë të ditur se përfaqësues do të ketë edhe nga ambasadat.

“Deri në muajin tetor ky grup do të përgatisë raportin përfundimtar mbi skenarët e reformës së sistemit të drejtësisë. Raporti i grupit punues do të shfrytëzohet si bazë me të cilën qeveria do të procedojë tutje”, ka shtuar ai. /GazetaExpress/