Qeveria emëron në Bordin e QKUK’së një këshilltar të Ministrit - Gazeta Express
string(65) "qeveria-emeron-ne-bordin-e-qkukse-kandidatin-e-vvse-per-deputetkk"

Qeveria emëron në Bordin e QKUK’së një këshilltar të Ministrit

Gazeta Express

28/03/2020 11:07

Mirsad Shkreta, dikur kandidat për deputet, tash këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, është emëruar anëtar i Bordit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Vendimi është marrë të premten në mbledhjen e 17-të të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria në dorëheqje e ka shkarkuar Bordin e QKUK’së dhe menjëherë e ka emëruar të riun. Aty e kanë derguar Mirsad Shkreten, keshilltar i Ministrit te Shendetesise.

Lexo Edhe:

Mirsad Shkreta, aktualisht Këshilltar Arben Vitisë, është deleguar në Bord si përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkreta kishte dështuar të bëhej deputet i Parlamentit më 2017 kur kishte marrë vetëm 3 mijë e 387 vota më 2017.