Qeveria e re greke e njeh Marrëveshjen e Prespës, pavarësisht se Micotakis paraprakisht ishte kundër


Gazeta Express
12 Korrik 2019 10:40

Qeveria e re greke nën udhëheqjen e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis nuk do të ndryshojë politikën e jashtme dhe evropiane.

Gjatë kohës në opozitë Mitsotakis kundërshtonte Marrëveshjen me Shkupin. Po tani?

“Më pak tatime dhe më shumë investime”, ka premtuar Kyriakos Mitsotakis gjatë fushatës parazgjedhore.

Politikani konservator ka premtuar se më së largu në gusht do të nxjerrë në parlament një propozim për tatime.

Mbështetësit e tij u gëzohen shkurtimeve të tatimeve. Por a do të kthehet gjendja e para krizës së borxheve?

“Me siguri jo”, thotë eurodeputeti Jorgos Kyrtsos. Në Greqi nuk priten befasi të pakëndshme nga Mitsotakisi. Kryeministri do të zvogëlojë së pari të dhënat e shtetit e më pas priten hapa që mundësojnë përmirësimin e gjendjes në vend, thotë Kyrtsos për DW.

Greqia në gusht të vitit 2018 ka dalë prej programit ndërkombëtar të shpëtimit financiar. Por mbikëqyrja mbetet. “Mbikqyrje e ashpër”, është koncepti aktual.

Te fundit


Kthehu lart