Qeveria do të marrë vendim për mbështetjen e familjes së policit Bunjaku
Lajme
Gazeta Express
27/09/2023 10:00
Qeveria e Kosovës të mërkurën do të marrë vendim për të mbështetur familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, që ra në detyrë në Banjskë të Zveçanit të dielën, në një sulm nga një grup i armatosur serb.
Siç bëhet e ditur në rendin e ditës për mbledhjen e 162-të të
Qeverisë, pika e dytë është “shqyrtimi i propozim-vendimit për
mbështetje të familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, të rënë në detyrë,
në Banjskë”. Për vendimin do të adresohet Ministria e Financave.