Programi i qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara ia ka ofruar një kontratë me vlerë prej 1.6 miliard dollarësh kompanisë “Novavax” për zbulimin e mundshëm dhe prodhimin e miliona dozave të një vaksine kundër koronavirusit.
“Kjo tregon për besimin që ata kanë në aftësinë e platformës sonë për zhvillimin e një vaksine”, tha në një intervistë për televizionin CNN shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Stanley Erck.
“Novavax” është kompania e katërt që ka marrë fonde nga shteti për të kryer testime klinike të fazës së tretë dhe për prodhimin e një vaksine të mundshme kundër sëmundjes Covid-19, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Në maj, qeveria amerikane ia ofroi 1.2 miliard dollarë gjigantit farmaceutik “AstraZeneca” për zhvillimin e një vaksine kundër virusit të ri. Dy kompanitë e tjera që morën fonde janë “Moderna” dhe “Johnson & Johnson”.
Faza e parë e testimit klinik nga kompania “Novavax” në 131 subjekte studimi pritet të përmbyllet në fund të këtij muaji, bëri të ditur shefi ekzekutiv i saj.
Fondet e ndara për kompaninë “Novavax” do t’ia mundësojnë asaj shtimin e prodhimit në rast të miratimit të vaksinës, ndërsa synimi është që të prodhohen 100 milionë doza deri në shkurt të vitit të ardhshëm.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...