“Qëndrova 5 ditë në shtëpi me trupin e pajetë të djalit tim 3-vjeçar”


Gazeta Express
10 Tetor 2019 14:11

Yasmine Corkum nga Irlanda rrëfeu se si kaloi pesë ditë me trupin e pajetë të djalit të saj 3-vjeçar, pasi ky i fundit humbi jetën në një aksident tragjik me makinë.

28-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Michael e veshën të ndjerin Kai me pizhamat e tij të preferuara, e vendosën në shtrat dhe e mbuluan mirë e mirë.

Prindërve iu desh kohë për t’i dhënë lamtumirën të birit, ndërkohë që dy djemtë e tjerë, 6-vjeçari Tyler dhe 5-vjeçari Mason luanin në fund të shtratit.

“Nuk doja ta vendosja trupin e Kai- t në arkivol. Se mendoja dot tim bir brenda tij. Unë isha ende mamaja e Kait. Dëshiroja të qëndronte në shtëpi, aty ku i takonte.”, tha gruaja për “Fabulous Digital”.

Kai shkoi me tezen, Amanda-n për të blerë diçka në dyqan dhe krejt papritur u përplas nga një makinë përpara shtëpisë, 14 dhjetorin e 20-18-s.

Te fundit


Kthehu lart