Qëndrimi i Bernie Sanders në inaugurimin e Joe Bidenit, bëhet viral në rrjetet sociale - Gazeta Express
string(85) "qendrimi-i-bernie-sanders-ne-inaugurimin-e-joe-bidenit-behet-viral-ne-rrjetet-sociale"

Qëndrimi i Bernie Sanders në inaugurimin e Joe Bidenit, bëhet viral në rrjetet sociale

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 10:27

Montazhet më të mira me foton e Sanders që janë postuar në rrjetet sociale.

Qëndrimi si i paketuar i senatorit amerikan, Bernie Sanders gjatë përurimit të presidentit, Joe Biden është bërë viral në internet.

Lexo Edhe:

Sanders ishte ulur i strukur nga të ftohtit në një xhaketë ngjyrë kafe dhe dorashka të mëdha prej leshi në Capitol Hill, transmeton Telegrafi.

Disa përdorues të Twitter vlerësuan faktin që Sanders, një 79-vjeçar progresiv nga Vermonti, i cili kandidoi për president dy herë, dukej si “njeriu i zakonshëm” edhe në këtë ngjarje historike.

Imazhi i Sanders nga inaugurimi, i shkrepur nga fotografi i AFP Brendan Smialowski, që atëherë është shfaqur në një gamë të pafund memesh në mediat sociale.

Më poshtë po ju sjellim disa prej tyre që po qarkullojnë në rrjetet sociale.