Qëndrime të kundërta mes ASH-së dhe Taravarit. Ka marrë fund apo jo koalicioni trepalësh?! - Gazeta Express
string(87) "qendrime-te-kunderta-mes-ash-se-dhe-taravarit-ka-marre-fund-apo-jo-koalicioni-trepalesh"

Gazeta Express

27/01/2020 16:25

Qëndrime të kundërta mes ASH-së dhe Taravarit. Ka marrë fund apo jo koalicioni trepalësh?!

Gazeta Express

27/01/2020 16:25

Përmes një komunikate me shkrim, Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se nuk kanë marrë fund shpresat për koalicion me Atlernativën dhe Lëvizjen Besa.

Nga partia e Ziadin Selës, njoftojnë se bisedimet vazhdojnë dhe janë të përkushtuar për të siguruar fitoren e këtij blloku duke demantuar sekretarin e përgjithshëm të ASH-së, Arben Taravarin i cili tha se nuk ka koalicion trepalësh mes ASH-BESËS dhe ALterantivës, përcjell Gazeta Express nga TS.

Lexo Edhe:

“Duke u nisur nga parimi se bashkimi bën fuqi Aleanca për Shqiptarët deri në moment të fundit po bën përpjekje që të jetësojë koalicionin premtues për fitore.
Padyshim se do të ketë koalicion i cili do të sjellë ndryshimin e dëshiruar. Për këtë arsye, Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive takimet me të vetmin qëllim fuqizimin e votës shqiptare.
Ne besojmë shumë se qëllimi kryesor i opozitës shqiptare është ky, prandaj edhe besojmë se kur qëllimet janë të njëjta problemet tejkalohen më lehtë. Si subjekt politik edhe njëherë theksojmë se prioritet janë qytetarët, dhe ndryshimi për të cilin janë të etur ata, ndryshim ky që do ta sjellim të gjithë bashkë” thuhet në komunikatën e ASH-së