Qëndrimi zyrtar i Bullgarisë është deklarata e Parlamentit, qëndrim më zyrtar se kaq nuk ka, deklaroi sot ambasadori bullgar në vend Angell Angellov në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse qëndrimi i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë (ASHB) me të cilin mohohet gjuha maqedonase është edhe qëndrim zyrtar i Sofjes.
ASHB publikoi reagim ndaj Kartës së gjuhës maqedonase të ASHAM, në të cilën thotë se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare.
“Më 3 dhjetor 2019 Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë (ASHAM) e miratoi “Kartën për gjuhën maqedonase”. Në të janë konstituuar argumente historike dhe gjuhësore për mbrojtjen e gjuhës zyrtare letrare në Republikën e Maqedonisë së Veriut si gjuhë e pavarur me vazhdimësi dhe gjenealogji, që në Shkup është quajtur gjuhë “maqedonase”, reagoi ASHB dhe theksoi se dokumenti ka shkaktuar “shumë vërejtje serioze shkencore”.
Maqedonia e Veriut do të reagojë ndaj qëndrimit të ASHB-së se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare. Autoritetet në vend fillimisht në mënyrë të detajuar do ta shqyrtojnë publikimin e ASHB-së, më pas do të pasojë reagim edhe përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Deklaratën që e miratoi Parlamenti bullgar në tetor të këtij viti, e përmban mbështetjen për integrimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE, por me kusht që vendi të plotësojë kushte lidhur me historinë dhe gjuhën.