Qendrat e fekondimit artificial fillojnë të pranojnë spermë nga personat që kanë mposhtur HIV-in


Gazeta Express
27 Nëntor 2019 15:37

Në një nga depozitat e spermave, që përdoren për fekondim artificial, është dhuruar edhe spermë nga njerëz, që kanë pasur virusin HIV mirëpo tani janë shëruar. Ky veprim është bërë në përpjekje për të reduktuar “stigmën” e të jetuarit me këtë virus, shkruan The Guardian, transmeton Express.

Kjo iniciativë ka filluar nga 3 meshkuj donorë, në Zelandën e Re, të cilët me anë të kurave të zbuluara së fundmi, kanë vetëm një sasi të vogël të këtij virusi në gjak.

Edhe pse kjo nuk do të thotë që virusi është shëruar tërësisht, gjithsesi kjo do të thotë, që trajtimet janë duke funksionuar mirë dhe virusi nuk ka mundësi të transmetohet me anë të marrëdhënieve seksuale apo nga kontaktet e tjera.

Damien Ruse, i cili ishte donor i spermës, ishte diagnostikuar me HIV në vitin 1999, mirëpo pasi kishte filluar trajtimin e ri, virusi ka filluar të deaktivizohet. Ai ka treguar për “The Guardian”, se ekziston ende një paragjykim për këta njerëz, dhe se ai ende nuk është pranuar nga shoqëria si i shëruar.

Personat, që kanë qenë iniciatorë, kanë treguar se njerëzit do të informohen, që sperma është e dhënë nga njerëz që kanë pasur HIV dhe janë shëruar, mirëpo gjithashtu ata do të informohen se kjo nuk paraqet asnjë rrezik të bartjes së këtij virusi tek fëmija.

Ekspertët kanë treguar se kjo iniciativë është bërë me qëllim të vetëdijesimit të njerëzve, për të mos i paragjykuar personat që e kanë virusin HIV, dhe që ata të pranohen si pjesë normale e shoqërisë. /Express

Te fundit


Kthehu lart