Qendra Multimedia dhe Teatri Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ prezantojnë dramën ‘Gadjo’ - Gazeta Express
string(94) "qendra-multimedia-dhe-teatri-kombetar-eksperimental-kujtim-spahivogli-prezantojne-dramen-gadjo"

Arte

Gazeta Express

17/05/2023 15:39

Qendra Multimedia dhe Teatri Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ prezantojnë dramën ‘Gadjo’

Arte

Gazeta Express

17/05/2023 15:39

Me 23 e 24 maj në Teatrin ‘Oda’ vjen shfaqja bashkëpunim mes Qendrës Multimedia dhe Teatrit ‘Kujtim Spahivogli’, nga Jeton Neziraj me regji të Blerta Nezirajt.

Rreth shfaqjes:

Lexo Edhe:

Në vitin 2019, në Kosovë u regjistrua seri sulmesh fizike mbi një grua rome. Ajo ishte një refugjate që para disa javësh ishte kthyer dhunshëm nga Belgjika në Kosovë dhe tani po përpiqej të adaptohej në shoqërinë dhe mjedisin e ri. Kur disa ditë pas kthimit, ajo kishte vendosur ta lëshojë qendrën e refugjatëve në Podujevë, një media lokale kishte plasuar një lajm të rremë për “një burrë me pamje të një gruaje, që po i vjedh fëmijët në Kosovë”. Shpejt, lajmin e paverifikuar e kishin shpërndarë edhe media të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri. Si rezultat, gruaja rome u sulmua dhe u rrah brutalisht nga grupe të rinjësh në disa qytete.

Drama “Gadjo’’ (një term që romët e përdorin për jo-romët) synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjtë, por poashtu synon të hulumtojë dhe analizojë këtë shekull të mosdijes dhe intolerancës që nxitet e promovohet nga mediat e papërgjegjshme, në një mjedis ku tregu medial është kaotik dhe i pakontrolluar dhe ku nevoja për “klikime” është shndërruar në qëllim sipëror. “Gadjo’’ nxit dhe konfronton shoqëritë tona mbi romët, mitet mbi ta dhe pozitën e tyre në shoqëritë tona, ku racizmi e përbuzja janë të ngulitura thellë në vetëdijën tonë.

“Gadjo” është një dramë për krejt këta të rinj e të reja, që me kurajo e vendosmëri po e përqafojnë këtë shekull të dhunës e mosdurimit, për të cilin kemi kontribuar të gjithë ne, por më së shumti, mediat dhe shkollat tona.  Demonët e dhunës janë ringjallur dhe po kalërojnë shesheve të qytetete tona…

dramë nga Jeton Neziraj // regjia: Blerta Neziraj // aktorë: Edona Reshitaj, Juli Emiri, Verona Koxha, Rafael Hoxhaj, Blend Sadiku // kompozitor: Jindrich Cizek // kostumograf: Blagoj Micevski // koncepti vizual dhe skena: Mentor Berisha // realizimi i skenografise: Beqo Nanaj // dritat: Yann Perregaux, Mursel Bekteshi // teknik i dritave dhe ndriçimit: Taulant Kotorri

/Express/