Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë ka bërë me dije së Qendra e Kulturës, ‘Rexhep Mitrovica’ do të jetë e mbyllur për shkak të renovimeve që do të fillojnë dhe se aktivitet e parapara të mbahen në objekt do të pezullohen deri në mbarim të renovimit.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë, artdashës,
Duam të ju informojmë se të gjitha aktivitetet në hapësirat e Qendrës së Kulturës (në sallën e vallëzimit, teatrit e filmit, hollin dhe çdo hapësirë tjetër brenda e jashtë) do të pezullohen për shkak të punimeve. Tashmë hapësirat janë shndërruar në punishte!
Ashtu siç edhe kemi premtuar e shpresuar, më në fund po ndodhë renovimi i tërësishëm i këtij objekti shumë të rëndësishëm për qytetin tonë.
Ditë të mira po vijnë në qytetin e kulturës!
Do të ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim!
/Express/