“Qava kur e kuptova se po i bashkohesha Manchester Unitedit” - Gazeta Express
string(58) "qava-kur-e-kuptova-se-po-i-bashkohesha-manchester-unitedit"

Gazeta Express

04/06/2020 8:47

“Qava kur e kuptova se po i bashkohesha Manchester Unitedit”

Gazeta Express

04/06/2020 8:47

Bruno Fernandes ka zbuluar se kishte shpërthyer në lot kur i ishte thënë për mundësinë për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.

Përfaqësuesi i Portugalisë iu bashkua Unitedit zyrtarisht nga Sporting në janar, dhe tani thotë se druhej se ëndrra e tij nuk do të realizohej pas shumë muajve thashetheme, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“E dini, do ta them të vërtetën se u frikësova. Ëndrra m’u bë realitet, ishte një ëndërr e madhe”, tha Fernandes.

“Për mua, të luajë në Angli dhe për Manchester Unitedin ishte arritja më e madhe në karrierë. Të luaj në Premierligë, për njërin prej ekipeve më të mira në botë”, shtoi ai.

Fernandes po e gëzonte një fillim të ëndërruar të karrierës në Old Trafford para se pandemia koronavirus ta ndërpriste futbollin, pasi i shënoi tri gola dhe i dha katër asiste në nëntë ndeshjet e para për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer. /Gazeta Express/