Qalaj: Veprimet e Policisë janë në koordinim të plotë me institucionet qendrore dhe lokale në tërë vendin - Gazeta Express
string(104) "qalaj-veprimet-e-policise-jane-ne-koordinim-te-plote-me-institucionet-qendrore-dhe-lokale-ne-tere-vendin"

Qalaj: Veprimet e Policisë janë në koordinim të plotë me institucionet qendrore dhe lokale në tërë vendin

Gazeta Express

04/04/2020 20:34

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur për situatën e krijuar në Mitrovicën e Veriut e Zveçanit, pas vendosjes në karantinë edhe të kësaj pjese si shkak i pandemisë COVID-19, shkruan Insajderi. 

Qalaj ka thënë se Policia e Kosovë vepron njësoj në gjithë territorin e Kosovës dhe gjitha këto veprime ndërmerren në koordinim me Qeverinë e Komunat përkatëse.

Lexo Edhe:

Në konferencë të përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia e drejtorin e IKShPK-së, Naser Ramadani, Qalaj është shprehur se policia, pa asnjë pikë dyshimi vepron me atë çka thuhet në Kushtetutën e Kosovës. “Të gjitha veprimet që Policia e Kosovës i ndërmerr në tërë vendin, janë veprime të cilat koordinohen me institucionet tona qendrore dhe ato lokale. Nuk ka vend për panik dhe pa asnjë pikë dyshimi që Policia e Kosovës nuk vepron në tërë vebdiin në pajtim me Kushtetutën dhe në pajtimet me obligimet dhe ligjet që dalin, sidomos nga ligji i Policisë”, ka thënë Qalaj.