Qalaj: Askush nuk guxon t'i afrohet policit më shumë se 1 apo 2 metra - Gazeta Express
string(67) "qalaj-askush-nuk-guxon-ti-afrohet-policit-me-shume-se-1-apo-2-metra"

Qalaj: Askush nuk guxon t’i afrohet policit më shumë se 1 apo 2 metra

Gazeta Express

04/07/2022 21:03

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se askush nuk ka të drejtë të sulmojë zyrtarët policorë të Kosovës.

Duke folur për përplasjen e familjes Lushtaku me dy zyrtarët policorë, ai ka thënë se askush nuk duhet t’i afrohet policit “më shumë se 1 metër apo 2 metra”.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se edhe nëse gabon polici në kryerjen e detyrës së tij, kjo gjë duhet të adresohet në mekanizmat përkatës.

“Edhe nëqoftëse ka gabuar polici, janë mekanizmat për t’u adresuar, por jo të sulmohet polici. Është fat i madh që nuk është vrarë askush aty”, ka thënë Qalaj në Pressing të T7. /GazetaExpress