Qëndroi 8 orë në bërryla, 62-vjeçari hyn në librin Guiness - Gazeta Express
string(70) "qendroi-8-ore-nee-berryla-62-vjecari-hyn-ne-librin-e-rekordeve-guiness"

Qëndroi 8 orë në bërryla, 62-vjeçari hyn në librin Guiness

Gazeta Express

25/02/2020 9:03

Një burrë nga Illinois, SHBA, që kaloi muaj të tërë duke ushtruar nga shtatë orë në ditë, ka arritur të thyej rekordin botëror të meshkujve për qëndrimin më të gjatë në bërryla.

George Hood, 62-vjeç nga Naperville, Illinois, ka arritur të qëndroj vetëm në bërryla për tetë orë e 15 minuta e 15 sekonda, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyrtarë të librit të rekordeve Guiness.

Lexo Edhe:

Kështu ai edhe zyrtarisht është njeriu që theu rekordin dhe për këtë i është dhënë një diplomë ,më të cilën konfirmohet rekordi për qëndrim në bërryla.

Hood një ish-polic që tani punon si trajner personal – kishte thyer rekordin e parë botë për qëndrim në bërryla në vitin 2011, duke qëndruar për një orë e 20 minuta. Por në vitin 2016, humbi titullin, megjithatë ishin fëmijët që e frymëzuan që sërish t’i futet kësaj aventure.

“Jam baba i katër djemve dhe këtë e kam bërë për ata”, ka deklaruar Hood që theu rekordin botëror. /Telegrafi/

62-year-old man breaks world record with 8-hour plank | GMA Digital