Pushteti po i ngarkon qytetarët me borxhe


Gazeta Express
13 Qershor 2019 11:57

Pushteti edhe më tej pa mëshirë i detyron qytetarët  e Maqedonisë për shuma milionëshe. Pushteti i ka ngarkuar në borxhe qytetarët për 8 milionë euro të reja, me çfarë borxhi neto për dy vitet e fundit ka tejkaluar gjysmë miliardë euro. Ku përfunduan këto para, para të qytetarëve të Maqedonisë?

Maqedonia dalëngadalë, por sgurt po lëviz drejt robërisë debitore dhe skenarit të padëshiruar grek, për shkak të punës së kotë të pushtetit. Borxhi publik e tejkalon edhe kufirin e rrezikshëm prej mbi 50 për qind të bruto prodhimit vendor, ndërsa për fat të keq qytetarët e Maqedonisë  nuk kanë parë asnjë projekt të Qeverisë të LSDM-së dhe Zoran Zaevit.

I aboluari Zaev dhe banda e tij kriminale i ngarkojnë në borxhe qytetarët, ndërsa në këtë rast realizimi i investimeve  kapitale për 4 muajt e parë është katastrofale dhe është nën 10 për qind. Në përkthim Zaevi dhe ministrat e tij nuk punojnë asgjë, nuk ka projekte të reja kapitale, nuk ka shkolla dhe kopshte, spitale, rrugë dhe autostrada.

Qytetarët me çdo skandal të ri korruptues të pushtetit e marrin përgjigjen ku përfundojnë paratë e tyre, paratë e tyre përfundojnë në xhepat e pajtashëve të LSDM-së dhe njerëzve të afërt  me pushtetin. Paratë e qytetarëve shpenzohen  për punësime partiake dhe për tenderë dhe grante kriminale./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart