Pushimi i lehonisë lihet jashtë Projektligjit të Punës


Gazeta Express
16 Prill 2019 7:43

Në Projektligjin e Punës nuk është përfshirë edhe pushimi i lehonisë. Ky Projektligj nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme në seancën e së hënës.

Lehonat, sipas ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, do të përfshihen në një ligj të veçantë, i cili ende nuk është gati për t’u shqyrtuar në Kuvend.

Por, ai premtoi se së shpejti edhe ky ligj do të sillet në Kuvend.

E, Projektligji për Punë, pas shumë diskutimesh nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, nuk u votua në mungesë të kuorumit.

Te fundit


Kthehu lart