Punonjësa e trenit e cila po të zuri pa biletë, duhesh të paguash me seks


Gazeta Express
23 Maj 2019 7:38

Një punëtore gjermane e hekurudhave ka humbur punën pasi dyshohet se ka filmuar video pornografike në trena bosh gjatë natës.

Roja e trenit, e quajtur Teresa W, thuhet se është paraqitur me uniformën e saj hekurudhore – duke “dënuar” pasagjerët meshkuj, të cilët kishin shmangur pagesën e biletave.

Në një video tjetër ajo fton një burrë në kabinën e shoferit për të filmuar një nga skenat erotike.

Duke folur për Bild ajo u mbrojt, por kompania hekurudhore gjermane (DB) tha se e kishte lënë punën.

Një nga fjalitë e saj më të përdorua në videot erotike është: ‘Pra, miku im i vogël, unë të kapa mat. Tani do të tregoj atë që bëj me udhëtarët që nuk kanë paguar biletat. Uli pantallonat poshtë, dua ta shoh atë gjënë!”.

Pas kësaj, 33-vjeçarja nga qyteti i Halle-it nxori një kamxhik duke e kthyer skenën në një lojë seksi.

Video thuhet se janë filmuar në trenat rajonalë në Saksoninë Anhalt në Gjermaninë Lindore.

Sipas njoftimeve, ato më pas janë postuar në një faqe interneti pornografike me tituj të tillë si: “ Kapet mashtruesi në trenin e Lady Ashley”.

Teresa ka këmbëngulur se videot janë një ‘çështje private’ dhe tha se ajo nuk kishte nevojë për leje nga punëdhënësit e saj. Por kompania shtetërore hekurudhore ka vendosur ndryshe, duke e pushuar.

Një zëdhënëse për DB i tha MailOnline: “Punonjësja në fjalë nuk është më e punësuar prej nesh që nga fillimi i këtij viti. Ne nuk tolerojmë sjelljen e pretenduar të saj në asnjë mënyrë dhe e dënojmë atë në terma më të fortë. Në thelb nuk lejohet që punonjësit e DB të përdorin rroba, pajisje ose hapësira për ambiente private ose komerciale”.

Te fundit


Kthehu lart