Punimet nga gipsi, kujtim i përhershëm


load
Gazeta Express
16 Tetor 2019 14:17

Dhurata mbetet një mënyrë për të shprehur dashuri, miqësi, kujdes për njeriun që do, që të pëlqen ose dikë që e respekton. Gjithmonë i jepet shumë rëndësi sinqeritetit të dhuratës, pra idesë që ajo është bërë me shumë zemër, raporton emisioni #gjesi në T7.

Përgatiti: Pranvera Osdautaj

Edhe në qytetin tonë ka shumë dyqane dekoresh të cilat ofrojnë ide nga më të ndryshmet për një dhuratë të veçantë.

Janë Blerta dhe Petriti të cilët kur njohën njëri-tjetrin, ndër të tjera, kuptuan edhe pasionin e tyre të përbashkët.

Punimet e tilla nga gipsi janë risi në vendin tonë, por padyshim është dhurata më e veçantë që mund t’i bëni njëri-tjetrit.

Procedura është mjaft e thjeshtë dhe i gjithë realizimi përfundon brenda disa javësh.

Kërkesat për një punim të tillë janë të shumta si nga çiftet, familjet, e sidomos disa nga kërkesat më të veçanta janë nga prindërit për fëmijët e tyre të porsalindur.

Përveç punimeve nga gipsi dyqani, ky dyqan ofron edhe gravimin në materiale të ndryshme, e kryesisht në dru, fotografi të shtypura në gur natyral apo kanvas.

Te fundit


Kthehu lart