Në komunën e Kamenicës deri më tani 13 persona janë prekur zyrtarisht me Covid-19. Në mesin e tyre ka edhe fëmijë, pra një foshnje pesëmuajshe. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme nuk është kryer asnjë test i ri me dyshimet për koronë në këtë qytet.
“Dje nuk kemi pasur as teste për dyshime me Covid 19. E kemi pasur rastin e parë. Prej tij edhe 11 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv. Tashmë e kemi edhe rastin e 13 të personit të infektuar, për të cilin ende nuk e dimë se nga e ka marrë virusin. Zyrtari është punëtor i qendrës kryesore të mjekësisë familjare, punon te porta ky hyjnë automjetet. Gjendja shëndetësore e këtyre personave është stabile, përveç këtij personit të 13-të, i cili e ka gjendjen pak më të rëndë shëndetësore”, ka deklaruar Kastrati.
Sipas tij, 35 familje janë vetizoluar me diku 180 persona.
Në vazhdim gjeni deklaratën e kreut të Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Samsung një ndër brendet më të njohura në botën e teknologjisë, sjell një promovim shumë tërheqës me paketë dhuratash...