Një granatë e paplasur është gjetur këtë të premte në afërsi të drejtorisë së policisë në Tiranë.
Granata është gjetur nga punonjës të Ujësjellës- Kanalizimeve, të cilët po punonin në rrugë në shtrimit e një tubacioni të ri.
Puna ka ndaluar dhe zona është rrethuar, teksa pritet ardhja e xhenierëve për të bërë çmontimin e granatës, e cila nga pamja duket e vjetër./Express