Punëtorët e sektorit privat kërcënojnë me protesta


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 8:52

Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës sot në zyrat e BSPK-së në orën 14:00, mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do merret vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat.

Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj.

Ditë më parë, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kishte mbajtur një takim ku ishte biseduar për kushtet e rënda të punëtorëve të këtij sektori.

Në atë takim u theksua se ka ende punëtorë që paguhen ende me pagë 130 dhe 170 euro.

Ata kërkojnë kushte më të mira të punës dhe paga mbi 350 euro.

Te fundit


Kthehu lart