Punëtorët e larguar nga KEDS-i protestojnë para Gjykatës Kushtetuese


Gazeta Express
10 Qershor 2019 10:36

Punëtorët e larguar nga KEDS kanë protestuar sot para Gjykatës Kushtetuese ku edhe është dërguar lënda nga KEDS për interpretim ligjor.

Punëtorët janë takuar në Gjykatën Kushtetuese me përfaqësuesit e Gjykatës ku kanë biseduar për ankesën e KEDS-it për interpretim ligjor të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese iu kanë premtuar punëtorëve që brenda javës do të ketë një vendim për rastin.

Sipas punëtorëve vendimi do të jetë 100% në anën e punëtorëve.

Punëtorët janë shprehur se shpresojnë KEDS të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne nuk i kemi shkaktu dëm KEDS-it, ata na kanë larguar punëtorët pa kurfar arsyetimi. Kjo ndodhë vetëm në Kosovë, të bëhet prolongimi dhe fitimi në kohë duke na bartur në gjykata” janë shprehur punëtorët /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart